Urbanizmi dhe furnizimet publike gjeneratorët më të mëdhenj të korrupsionit

Gjeneratorët e sjelljes korruptuese në nivel qendror dhe lokal janë të ngjashëm dhe prandaj është e nevojshme të merren masa, tha kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit Gjorgji Slamkov sot në trajnim seminarin për forcim të kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale për parandalimin e korrupsionit, që mbahet në Shkup.

Procedurat e pamjaftueshme të rregulluara për punë, mungesa e garancive se procedurat e konfirmuara do të realizohen, mungesa e vlerësimit të rrezikut për paraqitje të korrupsionit në administratën publike, mungesa e përgatitjes së planeve për integrim, mungesa e opinionit dhe kontrollit në punën e administratës publike, janë pjesë e gjeneratorëve për paraqitje të korrupsionit, që i theksoi në fjalim Sllamkov.

Për parandalimin e këtyre faktorëve të rrezikshëm, konsideron ai, imponohet nevoja e vendosjes së revizionit të brendshëm për të cilët, theksoi, kërkohet edhe ndryshime të caktuara ligjore, përgatitje e strategjive për menaxhim me rreziqe gjegjësisht të bëhet listë e rreziqeve për paraqitje të sjelljes korruptuese.

Sllamkov informon se në 62 komuna veç më ekziston revizion i brendshëm, por procesi ende nuk është i kompletuar.

Porosia kryesore, potencon Holger Mihael Arnt, nga Instituti gjerman për arsim ndërkombëtar, është nëpunësi më i ulët shtetëror në administratën publike që të kuptojë se ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë gjegjësisht se ka ndjekje, parandalim, procedura gjyqësore dhe se administrata publike duhet të jetë publike dhe transparente.

Sipas Ingo Zorgas, komisar i parë i përgjithshëm për parandalimin e krimit në MPB-në gjermane, pjesa e madhe gjegjësisht 30 për qind e veprimeve korruptuese ndodhin në sektorin e ndërtimit, edhe pse hasen në sektorët në furnizimet publike, në shëndetësi, në sigurinë publike në rastet ku është e përfshirë policia./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button