Prangoset kërçovari, gjendet drogë në shtëpinë e tij

Për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, stacioni policorë në Kërçovë, ngriti padi penale kundër I.M. (42) nga Kërçova.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kërçovë, është gjendur një sasi më e vogël e llojit Marihuana që ka qenë e fshehur në njërën nga dhomat e shtëpisë së familjes kurse një sasi tjetër më të vogël, i dyshuari, e ka fshehur nën pllakat e pjesës së jashtme të kulmit të shtëpisë. Marihuanën, i dyshuari I.M. pak kohë më parë e ka blerë nga një person tjetër me qëllim të shitjes së mëtutjeshme narkomanëve në Kërçovë dhe për këtë arsye në shtëpinë e tij ka bërë ripaketimin e saj në sasi më të vogla.” – thotë zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimovski.

Zëdhënësi gjithashtu njoftoi se, ashtu të paketuar marihuanën nga pesë gram, ai ka pasur për qëllim që nëpërmjet të lidhjeve të tij ta shesë në pazarin narkotik gjegjësisht është dashur t’ua shesë narkomanëve nga Kërçova me të cilët paraprakisht ka caktuar takime.

Ndryshe, i dyshuari është i njohur për shërbimet të këtilla për të cilat ka qenë i dënuar edhe me burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button