Policia e Maqedonisë nuk lejon mjekët tu ndihmojnë emigrantëve as atyre në gjendje kritike

Mbi 500 emigrantë raportohet të qëndrojnë në zonën mes dy kufijve në Gjevgjeli, në tentim për të hyrë në Maqedoni. Greqia nuk pranon që të njëjtit të kthehen mbrapa. Një mjek nga Gjevgjelia i cili kishte arritur që tu ofrojë ndihmë vetëm disa emigrantëve, por se sipas tij policia kufitare e Maqedonisë nuk ka lejuar qëndrimin e ekipit mjekësor në zonën kufitare, transmeton Alsat-M. Gjorgji Stojanovki rrëfen se në mesin e emigrantëve ka persona të cilët janë në gjendje kritike dhe gra shtatzëna në prag të lindjes.

“Diku kah ora 9 na lajmëruan nga kufiri për shkak se ka disa emigrantë që ju duhet ndihmë e menjëhershme mjekësore. Por në terren pamë se numri i personave ishte shumë më i madh se sa ne kishim mundësi për ndihmë në atë moment. Pas dy orë punë, komandanti i njësitit policor kufitar na tha duheni të ndërprisni ndihmën se UNHCR ka kërkuar një gjë tillë, pasi këta persona duhet të kthehen në Greqi. Rreth 500 persona kishte sa ishim ne, por numri rritet vazhdimisht. Nuk mundeshim të vërejmë se sa persona kanë qenë të sëmurë pasi që kur panë se erdhi ekip mjekësor u radhitën një pas një për të marrë ndihmën tonë, gjithsesi nuk arritën të ju ndihmojmë”, tha Gjorgji Stojanovski, mjek.

Lajme të ngjashme

Back to top button