Kurti-Thaçit: E ke bërë vëllain hajn

Deputeti i VV-së Albin Kurti duke iu kundërvënë Hashim Thaçit ka thënë se asnjë ushtri në botë nuk ka humbur aq shumë pjesëtarë të vet duke bartur armatimin që e keni dorëzuar vet.

“Ju keni bërë tri lëshime pe në karrierë që janë dorëzimi i ushtrisë, privatizimi neoliberal dhe largimi nga bashkimi kombëtar.

Sipas Kurtit konferenca e Rambujesë është dështimi më i madh por ra NATO dhe se sipas tij suksesi nuk ka qenë dokumenti që keni nënshkruar ju por mosnënshtrimi i Sllobodan Millosheviqit.

Ish lideri i Vetëvendosjes ka thënë se pavarësia matet me sovranitet dhe me ushtri.

“Nuk kemi thënë se nuk do të jetë pavarësia por vetëm në substancë dhe në letër sepse ia kemi qëlluar sepse ashtu është. Ju po ia huqni krejt sepse kjo parajsa qe po e përmendni dëshmon se 200 mijë njerëz e kanë lëshuar këtë parajsë”.

Kurti ia ka përmendur Thacit edhe familjarët e tij duke thënë se i kanë futur në keqpërdorime.

“Gani Thaçi mund të ishte njeri shumë i mirë por si je bërë ti kryeministër është bërë hajn edhe ai”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Back to top button