I detyrojnë gratë e fëmijët të lypin rrugëve, ndërtojnë shtëpi milionëshe

Anëtarët e njësisë speciale të policisë së Bonjës dhe Hercegovinës (SIPA) kanë arrestuar shtatë persona nën akuzat për trafikim të qenieve njerëzore dhe detyrim për lypje, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat sarajevase thuhet se në operacionin e koduar me emrin “CD”, që është zhvilluar në Zenicë, Vllasenicë, Jajc dhe Prijedor, janë arrestuar personat me inicialet E.S, D.H, T.H, L.H, N.D, B.T dhe E.H.

Katër prej tyre janë nga e njëjta familje, dhe theksohet se të arrestuarit për shkak të dyshimit kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar në lidhje me veprën penale për “trafikim dhe shfrytëzim për punë”.

Të arrestuarit ishin të përshirë në marrëdhënie jashtëmartesore me një numër të grave dhe pastaj gratë dhe fëmijët e mitur i kanë dërguar në Francë nga ku i kanë kërcënuar, shantazhuar dhe abuzuar, që të lypin dhe të vjedhin nëpër rrugët e Francës.

Lajme të ngjashme

Back to top button