Çfarë po ndodh në të vërtetë me çiftin Angelina-Brad, ndahen?

Çfarë po ndodh në të vërtetë me çiftin më të fuqishëm të Hollywood-it? Mediat ndërkombëtare duket se po kërkojnë patjetër të nxjerrin diçka që nuk shkon mes çiftit. Së fundi, spekulimet për një divorc të mundur të çiftit kanë buruar nga portali InTouch Weekly, i cili ka shkruar së fundi se Angelina dhe Brad janë në proces divorci, madje shkon edhe më tej duke deklaruar se në fund të vitit pritet ta bëjnë publike këtë gjë.

Thashethemet, sipas InTouch Weekly, vazhdojnë edhe më tej duke vënë në dukje që çifti i famshëm i Hollywood-it kanë filluar konfliktet menjëherë pas martesës, në gusht të vitit të kaluar.

Megjithatë, Hollywood Life, nga burime ekskluzive ka mësuar se Brad Pitt dhe Angelina Jolie “nuk do të divorcohen”. Pas 10-vjetësh së bashku dhe gjashtë fëmijëve, si mund të mendosh që ky është fundi mes tyre? Burime të afërta për portalin, po ashtu tregojnë se 51-vjeçari Pitt dhe 40-vjeçarja Jolie janë në kulmin e karrierës së tyre artistike, madje edhe në kulmin e lumturisë familjare. Megjithatë, ndoshta është kjo arsyeja, që ngrihen aludime gjatë kësaj periudhe. Duket si krejt i natyrshëm argumenti se ky moment në jetë, pra pjekuria artistike dhe fëmijët e rritur, bëjnë që çifti të mos ketë më arsye për të qenë bashkë.

Por urojmë vërtet që të mos jetë ky rasti. Sepse martesa e tyre është ende shumë e rëndësishme për ta, shkruan Hollywood Life. Brad dhe Angelina shpërndajnë një dashuri të paçmuar për njëri-tjetrin, fëmijët dhe për të gjithë njerëzit në botë.

Të mos harrojmë që Brad ishte forca më e madhe e Angelina-s gjatë kohës kur ajo bëri disa ndërhyrje për të shpëtuar nga konceri, por edhe aktorja nga ana tjetër, ka qenë forca më e madhe dhe gjithmonë krahu i djathtë i të shoqit, duke filluar që nga filmi “Mr. and Mrs. Smith”, që u realizua në 2005-ën dhe në të gjitha projektet e tjera të mëvonshme. Filmi i ri që çifti kanë realizuar së bashku, ku edhe luajnë rolet si burrë e grua, do të ketë premierën nëntorin e këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button