Aksion për pastrimin e deponisë së egër në dalje të fshatit Çegran

Në kuadër të Javës së gjelbër të BE-së dhe nën moton “Natyra shëndeti jonë, pasuria jonë”, Komuna e Gostivarit realizoi aksionin masiv për pastrimin e deponisë së egër në dalje të fshatit Çegran, konkretisht përreth rrugës për në fshatin Koritë.

Prej vitesh, në periferinë e fshatit Çegran, konkretisht rrugës për në fshatin Koritë, ishte krijuar një deponi e egër me mbeturina amvisërie dhe materiale ndërtimore.

Deponia në fshatin Çegran
Deponia në fshatin Çegran

Në periudhën e pranverës dhe verës kur temperaturat shënojnë rritje të vazhdueshme kjo pjesë e periferisë së fshatit Çegran shndërrohej në një problem serioz për banorët e fshatit duke u bërë burim për ndotjen e ajrit dhe tokës pjellore. Prandaj intervenimi ka qenë i pashmangshëm.

Ky aksion i Komunës së Gostivarit që fillon në suaza të Javës së gjelbër të Bashkimit Evropian, do të vijon edhe në periudhën në vazhdim.

Shërbimet e komunës se Gostivarit në bashkëpunim me qytetarët kanë identifikuar të gjitha pikat ku janë krijuar deponi të egra dhe brenda kohës do te intervenohet ne mënjanimin e tyre, ndër kohë që apelohet deri tek qytetarët që të tregojnë kujdes dhe hapësirat e pastruara të mos bëhen sërish mjedis për hedhjen e mbeturinave dhe burim i ndotjes së ajrit.
Duhet cekur se në kuadër të Javës së gjelbër të BE-së, në organizim të Qendrës informative të Bashkimit Evropian me seli në Shkup, dhe mbështetje të Pikës Informative në Gostivar, edhe në Institutin Nacional – Kopshti për Fëmijë “Gëzimi Fëmijëror”, me aktivitete të shumta u shënua dita e ekologjisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button