Vonohet sezoni për prodhimin e domateve, s’mund të konkurrohet në tregun evropian

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot duhet të prezantojë masa që do të ndermerren për prodhuesit e prodhimeve kopshtare.

Me qëllim që të tejkalohen problemet të cilat i kanë me plasmanin e prodhimeve të tyre ministri dikasterial Mihail Cvetkov, zëvendësministri i Ekonomisë Kristijan Delev dhe drejtoresha e Agjencisë për Ndihmë Financiare, Biljana Vukoviq dje realizuan takim me prodhuesit e prodhimeve kopshtare nga rajoni i Shtipit, Karabinskit dhe Sveti Nikollës.

Ministri Cvetkov theksoi se problemi me plasmanin e domateve të Maqedonisë është se sezoni për prodhim është vonuar 20 ditë, për shkak të kushteve të këqija të motit, dhe për këtë arsye, ka edhe konkurrencë të madhe të prodhimeve në vendet ku ne si shtet eksportojmë.

Drejtoresha Vukoviq njoftoi se Agjencia për Ndihmë Financiare e bujqësisë do të ndërmerr dy masa për hiper prodhimet e domateve, me çka prodhuesve të Maqedonisë do t’u ndihmohet.

Zëvendësministri i Ekonomisë Delev theksoi se veçmë bëhen përpjekje me firma që të bëjnë blerjen e një pjese të domateve, por gjithashtu kërkohet edhe mënyrë për aktivizimin e industrisë së konservuar vendore, e cila do t’i marrë dhe do t’i përpunojë pjesën më të madhe të prodhimit të domateve në këtë moment.

Lajme të ngjashme

Back to top button