Gjatë kësaj fundjave bëhet spërkatja kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit, respektivisht:

1. Pjesa e dytë e dezinsektimit aerosol (me aeroplan) në vitin 2015, në territorin e Qytetit të Shkupit , kundër mushkonjave do të realizohet më datë 26.06.2015 (e premte) dhe 27.06.2015 (e shtunë), në periudhën kohore prej në ora 05.30 deri më 08.00 .

2. Pjesa e dytë e dezinsektimit terestik( tokësor) në vitin 2015 në territorin e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave do te realizohet gjatë ditëve duke filluar nga data 28.06.2015 deri më 02.07.2015 (nga e diela deri të enjten) në periudhën kohore prej në ora 23:00 deri më 04.00 .

Përderisa kushtet e motit nuk janë të përshtatshme për realizimin e dezinsektimit ajror, e njëjta do të zhvillohet në të njëjtin termin , ditën e ardhshme kur kushtet e motit të jenë të volitshme, ndërsa në pajtim më këtë do të realizohet edhe dezinsektimi terestik.

Lajmërohen të gjithë bletarët në kohë t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button