“Shisja drogë për të mbijetuar”

Një nga artistët më të famshëm të hip-hop-it dhe një nga më të pasurit e industrisë muzikore ka pranuar se aftësinë për biznes e ka fituar duke shitur drogë në rininë e tij.

Jay Z ka rrëfyer për revistën ‘Vanity Fair’ se suksesi i mëtejshëm në jetë ka nisur duke shpërndarë drogë në vitet ’80.

“Di shumë mirë të menaxhoj buxhetin tim sepse kam qenë shitës droge. Kur merresh me drogë duhet të dish sa mund të shpenzosh dhe sa duhet të fitosh për të mos dalë me humbje”, theksoi 43-vjeçari, i cili shtoi se ka qenë pjesë e lulëzimit të shitjes së kokainës në Nju Jork dhe pranon se është përgjegjës për vdekjen e qindra personave si pasojë e përdorimit të kësaj droge, transmeton TCH.

“Jam penduar shumë për të kaluarën. Atëherë nuk i mendoja pasojat e veprimeve të mia. Mendoja vetëm të mbijetoja, të fitoja para’ dhe të blija rroba”, theksoi bashkëshorti i Beyonce.

Lajme të ngjashme

Back to top button