Drejtorët e FSSHM në takim me të siguruarit në Tetovë

Drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Stefanovski dhe Orhan Ramadani, së bashku me ekipin profesional të Fondit vazhdojnë me zbatimin e projektit të ri “Drejtorët e FSSHM drejtpërdrejtë me të siguruarit”, me vizitë në shërbimin rajonal në Tetovë.

Ata do ta kalojnë pjesën më të madhe nga dita e punës me të punësuarit në shërbimin rajonal dhe të siguruarit.

Në suaza të vizitës, drejtorët e FSSHM-së do ta vizitojnë edhe stacionin e ri të sapohapur të farmacisë në fshatin Pallaticë.

Lajme të ngjashme

Back to top button