Rama: Harrojeni stadiumin e ri!

“Do ta nisim nga sporti për të gjithë. Të premtosh stadiume në kohë krize ekonomike është sport i vjetër”. Kështu i është përgjigjur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij në Twiter, një djaloshi që e ka pyetur për të ardhmen e stadiumit të premtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Duket se kryeministri i ri nuk ka ndërmend të shpenzojë që të ndërtoj një stadium për të cilin Shqipëria ka nevojë me shumë se kurrë.

Sipas gjasave do të na duhet të luajmë edhe për disa vite në “Qemal Stafa”, stadium i cili po shkon drejt rrënimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button