Analizë: Në anën e kujt pritet të jetë media?

Si raportuan mediat në gjuhën shqipe për rezultatet e anketës së rejtingut të partive politike, që u realizua nga agjencia “Rejting”? Aspak më ndryshe se sa mediat maqedonase – çdokush “e çon ujin në mullirin e tij”, sipas simpative politike.

 

Shkruan: ?urora Karametidoktore e shkencave të informacionit dhe të komunikimit

 

Kolaz0002

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më datë 20 shtator 2013, televizioni Alsat-M u bë burim informacioni për pothuajse gjithë mediat shqiptare me rezultatet e anketës së bërë nga javorja Fokus mbi rejtingun e partive politike në Maqedoni, realizuar nga Agjencia për Hulumtimin e Opinionit Publik Rejting.

?LSAT-?

Nga lajmet e televizionit  Alsat-M dhe nëper faqet e internetit të disa portaleve dhe gazetave, u mësua lajmi i njëjtë, duke iu referuar televizionit në fjalë, me të njëjtin tekst, ndonjëherë i shkurtuar apo tek-tuk vetëm me ndonjë lidhëz të ndryshuar, por me tituj të ndryshëm, sipas linjës editoriale të mediumit.

Në një kurbë për qëllime analize vizuale, ku mund të pozicionoheshin titujt sipas qëndrimit të mediumit ndaj lajmit, do vërehej qartë diferenca e madhe e manipulimit me titullin fillestar, nga njëra media në tjetrën.

KOHA DHE PORTALB-i

Baza nga mund të niset kurba është gazeta Koha dhe portali Portalb që mbajnë të pandryshuar titullin origjinal të lajmit ‘Ngushtohet diferenca mes pushtetit dhe opozitës’. Ky titull, në thelb, përbën lajmin e kësaj ankete që është pikërisht ulja e numrit të mbështetësve për partitë qeveritare dhe rritja e numrit të atyre qytetarëve që mendojnë se Maqedonia po ecën në drejtim të gabuar. Nga kjo bazë titulli, kurba lëviz drejt titujve preferenciale, ku e vërteta manipulohet.

ZHURNAL-i

Kështu, ndryshe tingëllon titulli i agjencisë së lajmeve Zhurnal : ‘VMRO e BDI në krye’. Ky titull i tregon lexuesit se “asgjë s’ka ndryshuar prej kohës kur…”. Në krahasim me titullin origjinal, largohet në kurbë, madje është shumë e dukshme, tendenca e këtij titulli për ta shitur lajmin si “lajm të mirë” për qeverinë. Loja e fjalëve që krijohet, tenton të influencojë lexuesin e mësuar të shohë vetëm titujt e lajmeve dhe të mos i kushtojë vëmendje gjithë tekstit, por edhe tenton të mos e kompromentojë shumë besueshmërinë e vetë mediumit sepse sido që të vijë puna, në këto fjalë që përmban titulli, nuk ka asgjë të pavërtetë!

Në fakt, rezultatet e anketës tregojnë se këto dy parti vazhdojnë të kryesojnë me shumicën e mbështetësve, por, lajmi nuk është ky, nëse gazetari apo redaktori që ka zgjedhur titullin do kujdesej që lajmi të jetë vërtet “ngjarja e re, e pazakontë, që përbën interes dhe që prek jetën e lexuesit”. Që këto dy parti janë në krye të shtetit dhe anketave prej shume vjetësh, nuk përbën më lajm as në Maqedoni dhe as jashtë saj (në BE). Lajmi gjendet i fshehur diku pas lojës së fjalëve të titullit. Në kurbën e titujve, ky do ti largohej bazës, jo pak!

KURIR-i

Në pozicionin pasardhës të kurbës së analizës do të qëndronte titulli i portalit Kurir: ‘VMRO dhe BDI mbajnë besimin e elektoratit’. Ky titull, tingëllon krejt i ndryshëm edhe nga vetë lajmi. Tashmë, manipulimi me lajmin ka avancuar aq sa nuk është luajtur vetëm me fjalët por edhe me vetë thelbin e ngjarjes. Rezultatet e anketës i ofrohen lexuesit nën një titull qëllimisht sipërfaqësor, që nuk lajmëron asgjë të re dhe të panjohur, me qëllim të mos e lejojë atë të kërkojë shkaqe, arsye, parashikime. Madje, kjo përpjekje bëhet e plotë duke e shoqëruar shkrimin edhe me foto të dy liderëve të partive të koalocionit qeveritar, në pozicione përshëndetëse, të montuara në mënyrë të tillë që të dy, në shikim të parë, duket sikur i gëzohen një fitoreje dhe bëjnë një high-five.

DIAPAZON I GJERË I PËRFUNDIMEVE KUNDËRSHTUESE NGA TË DHËNAT E NJËJTA

Si përfundim, në këtë kurbë virtuale të përshkallëzimit të objektivitetit të titujve që i serviren lexuesit në shtyp, është e qartë mënyra sesi trajtohen edhe lajmet, edhe konsumatorët e tyre. Ka një diferencë shumë të madhe midis “paketimit” që i bëhet të njëjtit lajm, nga mediumi në medium. Nëse në kurbën tonë të analizës nisëm me një bazament ku lexuesi lajmërohet se “ka nisur të ngushtohet diferenca e numrit të mbështetësve mes pushtetit dhe opozitës”, mbërritëm në një pikë të kurbës ku lajmerohemi se “partitë qeveritare po mbajnë ende, fuqishëm besimin e zgjedhësve”!

Lexuesit të zakonshëm, atij që i intereson veç të marrë lajmet e ditës pa u lodhur se cili medium e mbështet cilin krah politik, i duhet që me sy kritik ti lexojë edhe lajmet e mediave, megjithëse prej këtyre të fundit pritet që të jenë filtër i fortë profesional për informacionet që vijnë nga burime nga më të ndryshmet. Pritet që media të ruajë emrin e saj ndërsa qytetari i zakonshëm të mos ruhet, të pakten nga media.

 * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button