Dita e parë akademike në Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, dega në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i shoqëruar nga stafi i tij, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, filiali   në Gostivar. 

“Është ditë e veçantë për ju student të rinj, për prindërit tuaj, për mua si kryetar i komunës së Gostivarit dhe për të  gjithë qytetarët e Gostivarit. Sot ju bëni një ndryshim dhe për ju është një festë e madhe,  keni lënë bankat e shkollave të mesme dhe keni zënë vendin në bankat e fakulteteve. Me këtë ju bëni një ndryshim rrënjësor dhe prej sot më nuk keni shok klase por keni kolegë, prandaj unë ju uroj vitin e ri akademik 2013-2014 dhe në emrin tim, administratës dhe gjithë qytetarëve të Gostivarit ju uroj shëndet dhe suksese në jetë”, tha para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, kryetari Bejta. 

Në solemnitetin e shënimit të orës së parë akademike për studentët e rinj, të pranishëm ishin edhe rektori Bashim Rama, dekani i fakultetit juridik Sejfulla Osmani, përgjegjësi për degën e Gostivarit, Gzim Selimi, myftiu i Gostivarit, Shaqir Efendi Fetahu, stafi akademik i këtij universiteti, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Solemniteti u përmbyll me një koktej rasti.  

Lajme të ngjashme

Back to top button