Ahmeti vazhdon takimet me diplomatët evropian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë vizitës së tij në Bruksel ka takuar sot Drejtorin Menaxhues të Këshillit për Evropë dhe Azi, Luis Felipe De La Pena, Drejtorin për Evropën Perendimore, Ballkanin Perendimor dhe Turqinë, Fernando Xhentilini, si dhe Deputetin në Parlamentin e Evropës nga partitë e djathta, Eduard Kukan.

Në takim me europarlamentarin Kukan Ahmeti ka kërkuar angazhimin e tij dhe të partisë popullore ku ai bën pjesë, për lehtësimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Gjatë takimit me De La Pena dhe Xhentilini, Ahmeti ka kërkuar që çështja e emrit me Greqinë të zgjidhet sipas modelit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd. Ndërkohë gjatë takimit të djeshëm me komisarin për zgjerim Shtefan Fyle, Ahmeti e ka informuar për takimet e tija në SHBA dhe Europë si dhe takimet me z. Nimic.

Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se politikanët në Maqedoni dhe Greqi duhet të marrin vendime të guximshme për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button