Subrata Roj: Kompleksin në Labunishtë do t’ua lë qytetarëve të Maqedonisë

Biznesmeni indian, Subrata Roj, i cili së bashku me qeverinë mbrëmë dhe sot e organizojnë festivalin e Sahara Ballkanik, në intervistë për gazetën “Utrinski” ka folur për festivalin, investimet, hulumtimin për aktivitetet kriminale në Indi…

Në vijim, ju paraqesim pjesë të intervistës

Qeveria ka ndarë tokën bujqësore në Lubanishtë në tokë ndërtimtarie. Vendimi tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare, që do të thotë se ndërtimi i kompleksit luksoz mund të fillojë. Deri ku është arritur me projektin?!

Nuk është e rëndësishme të vlerësohet vetëm vlera e saj në treg, por edhe vlera e tokës. Është me rëndësi të thuhet se disa faza janë duke ecur shumë shpejtë, ndërsa për disa të tjera nevojitet kohë, siç është ndërtimi i vetë kompleksit. Tash do të fokusohemi në fazën e parë, e ajo është strategjia e mirë e marketingut, me qëllim që të tërheqim numër të madh të turistëve. Ajo do të ketë qasje globale dhe do të fillojë të përgatitet në fillimin e vitit të ardhshëm.

Për ndërtimin e kompleksit, UNESCO ka shprehur shqetësim. Kisha ortodokse e Maqedonisë, e cila zotëron tokë në Lubanishtë, ka thënë se nuk do të jep as një hap tokë, ndërsa popullata lokale e cila ka pjesë në tokë, ka kërkuar që të bëhen hulumtime arkeologjike. Ka reaguar edhe qeveria e Shqipërisë. A do të ndërtohet edhe pas gjitha këtyre reagimeve ose do t’i respektoni sugjerimet?

Unë personalisht nuk kam detaje rreth kësaj, por ekipi im, me siguri ka njohuri për këto gjëra. Sa i përket UNESCO-s, ne do të sillemi si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi dhe do t’i respektojmë të gjitha vendimet. Nëse ka nevojë, do të kërkojmë udhëzime edhe nga UNESCO dhe do të bashkëpunojmë me ta. Sa i përket kishës, ai është vend i rëndësishëm për të gjithë, por edhe për mua. Me fjalë të tjera, nuk duhet ndonjë keqkuptim rreth projektit. Ai nuk duhet të jetë i mirë, por duhet të jetë perfekt. Atë që do ta ndërtojë, do t’ua lë qytetarëve të Maqedonisë dhe për këtë të gjithë kanë përfitime nga projekti dhe të sillen vendime të drejta. Ajo që është mirë për vendin, është e mirë edhe për neve.

Deri më tani nuk keni treguar se për sa investim bëhet fjalë. A keni të paktën një strukturë të përafërt financiare?

Projekti në Lubanishtë do të ketë disa faza. Duhet t’i kontrolloj numrat për të ju treguar përafërsisht se sa do të kushtojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button