Trio Darabuka dhe Dj Nago së shpejti me videoklip të ri (VIDEO)

Grupi muzikor Trio Darabuka dhe Dj Nago nesër lansojnë video klipin më të ri të tyre. Bëhet fjalë për një miksim modern të muzikës orientale dhe asaj elektronike.

Muzika titullohet “Faces”, video klipi i së cilës është punuar nga Foto Besa Production dhe pasqyron realitetin e sotshëm me të cilin ballafaqohen jo vetëm artistët e rinj dhe ambicioz por rinia në përgjithësi.

Artistët përdorin talentin e tyre për të “përshkruar” në një farë mase josinqeritetin dhe dyftyrsinë e shoqërisë, tentimet për të demotivuar iniciativat e reja dhe përkrahjen e rrejshme që fitojnë. Ata parashtrojnë dilemën: vallë artistët bien nën ndikim të rrethanave shoqërore?!

Promovimi i klipit do të bëhet online nesër, më 3 Tetor (2013), në ora 22.00 në rrjetet sociale të grupit Trio Darabuka, në Facebook dhe Twitter.

Lajme të ngjashme

Back to top button