Konfiskohen mbi 85 kilogramë marihuanë në dalje të Ohrit

Mbi 85 kilogramë marihuanë ka konfiskuar policia dje gjatë kontrollit të automjetit motorik “Audi A4” me targa të Ohrit, i cili ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Botun.

Policia në përpjekje për ta ndaluar dhe kontrolluar automjetin në dalje të Ohrit, i drejtuar nga një banor 34-vjeçar i fshatit Veleshtë, i cili siç njoftoi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana  Jankulloska nuk i ka respektuar urdhrat e policisë.

“Diku pranë Botunit automjeti ka dalë nga rruga me ç ‘rast është arrestuar drejtuesi i makinës në të cilën është zbuluar se transportohej një sasi e madhe e drogës narkotike marihuanë,  gjegjësisht 85 kilogramë e 870 gramë.

Marihuana është paketuar në paketime të mbështjella me ngjitës, ndërsa është ri pakuar në një thes në një çantë udhëtimi, në paketime polietileni”, deklaroi Jankulloska.  Droga vlerësohet prej 100 deri në 250 mijë euro varësisht nga mënyra e shitjes. Sipas njohurive fillestare të policisë, bëhet fjalë për marihuanë e cila vjen nga Shqipëria.

Lajme të ngjashme

Back to top button