Kroacia shënoi Ditën e Luftës anti-fashiste: Kitaroviç dënon nazizmin dhe lëvizjen ustasha

Në pyllin Brezovia afërt Sisakut, 74 vjet pas themelimit të repartit të parë partizan, është mbajtur manifestimi solemn me rastin e Ditës së Antifashizmit, ku në Kroaci shënohet si festë kombëtare, në të cilën morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit. Me dënimin e nazizmit dhe lëvizjes ustasha, presidentja kroate Grabar-Kitaroviç ka dënuar edhe komunizmin si ideologji totalitare dhe tha se komunizmi duhet të dallohet nga anti-fashizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo vuri në dukje se krijimi i lëvizjes antifashiste të popullit kroat, të cilës u janë bashkuar në një numër të serbëve dhe pjesëtarëve të pakicave etnike, u kanë rezistuar nazizmit, por edhe centralizmit Jugosllav, si dhe lëvizjes çetnike.

Grabar-Kitaroviç tha se Kroacia me rreth 200 mijë ushtarë, në raport me popullsinë, përbënte një nga lëvizjet më të mëdha anti-fashiste ku mbetën të vrarë rreth 64,000 luftëtarë.

“Besoj se, duke respektuar të vërtetën historike, se ne jemi të pjekur, që në këtë vend të pranojmë atë që ka ndodhur gjatë luftës dhe pas saj: likuidimet dhe ndjekjet masive, konfiskim të pasurisë dhe masave tjera shtrënguese kundër atyre që deklaroheshin armiq të popullit, nuk mund të shfajësoj me asnjë mjet dhe as nuk mund ta vlerësoj pozitivisht. Anti-fashizmin duam ta mbajmë si vlerë historike, komunizmin jo, si dhe asnjë regjim tjetër totalitar”, tha Kitaroviç.

Ajo theksoi rëndësinë për të dalluar “luftën legjitime kundër pushtimit dhe ideologjitë totalitare të nazizmit dhe krimeve ustashe dhe çetnike, nga ajo që e gjithë bota demokratike nuk pranon duke hedhur si trashëgimi negative të ideologjisë totalitare komuniste”.

Kryeministri Zoran Milanoviç tha se më shumë se 20 vjet më parë sot shënohet Dita e kryengritjes anti-fashiste në bazë të vendimit të Parlamentit kroat dhe të kryetarit të atëhershëm kroat Franjo Tuxhman, i cili edhe vet ishte një partizan.

Përveç presidentes dhe kryeministrit, në shënimin e ditës së rezistencës antifashiste morën pjesë edhe zëvendës kryetarja e Parlamentit, Dragica Zgrebec, kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiç, ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë politik, si dhe përfaqësues të ambasadave të shumta në Kroaci.

Lajme të ngjashme

Back to top button