Shqipëri, ODIHR kritika partive e KQZ-së

Një ditë pas zgjedhjeve, Misioni i Vëzhguesve të ODIHR kritikon partitë politike për politizim të procesit zgjedhor.

“Në këto zgjedhje pati një zgjedhje të qartë mes kandidatëve dhe fushata ishte e qetë, toni i fushatës i përmirësim nga zgjedhjet e mëparshme. Kuadri ligjor mund të kishte dhënë bazën për zgjedhje demokratike, pro mungesa e vullnetit politik vazhdoi të minonte procesin zgjedhor.”

Duke konsideruar si pozitive ditën e zgjedhjeve, Glover tha se nga përfaqësues të Misionit janë evidentuar raste të votimit në grup apo gabime procedurale.

“Dita e zgjedhjeve pozitive, pro janë vënë re votime në grup dhe parregullsi procedurale. Grupe militantësh partiak jashtë QV duke mundur të frikësonin zgjedhësit. Aludimet apo thashethemet gjatë fushatë, në përgjithësi kanë minuar besimin e publikut.”

Në raportin pare pas përfundimit te procesit, kritika i adresohen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, tha se diskutimi mbi vendimmarrje në KQZ, në disa raste ka qenë politik.

“KQZ ka funksionuar në mënyrë të hapur, por politizimi i diskutimeve ishte i qartë dhe çoi në vendime jokonsistente, disa vendime në kundërshtim me ligjin. KQZ mund të kishte dhënë udhëzim më të mirë që të ruhej besimi i publikut në organizimin efikas të zgjedhjeve.”

Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Stewart Dickson, tha ka pasur raportime nga kandidatë të pavarur për tentativa të blerjes së votës.

Në përfundim të gjithë procesit zgjedhor, Misioni i Vëzhguesve të ODIHR do të përgatisë një raport përfundimtar, në të cilin do të përfshihen edhe rekomandime mbi përmirësimin e kuadrit ligjor. Raport i cili sipas shefes së misionit pritet të publikohet pas dy muajsh./ VizionPlus

Lajme të ngjashme

Back to top button