Kur erdha në Shkup më goditi besimi i ulët i qytetarit për gjyqësorin, nuk duhet të pengohen gjyqtarët dhe prokurorët, deklaroi Koja

Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Klemens Koja, në një intervistë për MIA ka vlerësuar që Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë reformat në gjyqësor, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve në gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

“Kur arrita në Shkup, më goditi niveli jashtëzakonisht i ulët i besimit të publikut në gjyqësor. Për mendimin tim, rritja e transparencës, paanshmëria dhe gjykimi efektiv dhe në kohë i rasteve gjyqësore janë faktorë kyç për rritjen e besimit të publikut. Parimet e barazisë para ligjit duhet të respektohen dhe, natyrisht, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre të lirë nga çdo ndikim i jashtëm dhe duhet të shfaqin integritet personal gjatë tërë punës së tyre”, deklaroi Koja.

Ai përkujtoi që OSBE-ja ka ndihmuar reformën në gjyqësor, duke theksuar digjitalizimin e gjykatave, përmes së cilët pritet shpejtësi dhe transparencë në gjykime. Modernizimi i Kodit Penal dhe Procedurës Penale, vlerësohen si prioritetet të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut.

“Monitoruesit tanë kanë identifikuar disa fusha që paraqiten si shqetësim, përfshirë kohëzgjatjen e gjykimeve, menaxhimin e dobët të çështjeve, mungesën e koordinimit, përdorimin e kufizuar  pronave të konfiskuara  dhe mungesën e burimeve financiare dhe njerëzore”, deklaroi Koja, duke theksuar që kanë monitoruar mbi 30 raste gjyqësorë kundër krimit të organizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button