U themelua Këshilli Rinor në Komunën e Kërçovës

Në mbledhjen 31 të Këshillit të Komunës së Kërçovës, njëzëri u miratua Vendimi për themelimin e Këshillit Rinor, i cili ka për qëllim të përfshijë shtresën rinore në vendimmarrje. Themelimi i këtij këshilli, mori mbështetjen e plotë nga të gjithë këshilltarët e këshillit dhe njëkohësisht e përshëndetën nismën e këtillë, të ndërmarrë nga ana e Kryetarit të komunës, Fatmir Dehari.

Për anëtarë të Këshillit Rinor në Kërçovë u zgjodhën: Salije Sadiku, Gazmend Ukalli, Ivana Lazeska, Albiona Demiri, Liridon Zenku,Ivana Lazeska, Nuredin Süleyman, Dejan Gjurcevski, Margaritare Ballazhi dhe Muhamed Mamudoski, ndërsa anëtar i 11 i emëruar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës, nga radhët e administratës komunale, në rolin e koordinuesit u emërua Arben Ristemi.

Duke i uruar punë të mbarë këtij trupi punues, dëshiroj të shpreh mirënjohje të plotë për rininë e Kërçovës e cila në vazhdimësi ka mbështetur projektet e komunës. Ndërkaq, ata tani do të kenë qasje më të plotë për çdo veprim të ndërmarrë në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button