Këngëtarja në lidhje me multimiliarderin

Ndoshta ka ngecur në këndim, por këngëtarja Mariah Carey nuk bën pauzë kur është në pyetja jeta në dashuri.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se këngëtarja tashmë ka të dashurin e ri, James Packer .

James është multimiliarder nga Autralia dhe atje njihet si magnat i mediave.

Këngëtarja dhe James janë fotografuar së bashku duke shijuar në ishullin Kapri në Itali.

Shumë burime bëjnë të ditur se ai me muaj i ka shkuar pas Mariah ku edhe në fund ka pranuar që të dalë me të.

Në fund edhe ka pranuar që një pjesë të pushimeve ta kalojë në jahtin e tij. Pas Italisë çifti ka planifikuar të lundrojë edhe në brigjet e Francës.

James është personi i katërt më i pasur në Australi ndërkaq pasuria e tij vlerësohet të jetë 4. 6 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button