Presidenti Ivanov me iniciativën Bon-Toni sportiv në Tearcë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, si mbështetës i projektit “Integrimi social dhe etnik përmes sportit, Bon-Ton sportiv”, sot do të marrë pjesë në manifestimin sportiv-kulturor, i cili do të mbahet në komunën e Tearcës.

Projekti “Integrimi social dhe etnik përmes sportit, Bon-Ton sportiv” ka për qëllim promovimin e sportit si aktivitet shoqëror përmes së cilit me lojë, zbavitje dhe shoqërim të fëmijëve dhe të rinjve me përkatësi të ndryshme etnike forcohen marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Bartës i projektit është Shoqata për iniciativa zhvillimore-Instituti gjeostrategjik “Global”, për partneritet me komunat të përfshira në realizimin e tij- Valandovë, Kavadar, Rosoman, Aerodrom, Dibër, Qendra Zhupa dhe Tearcë.

Lajme të ngjashme

Back to top button