Vjen asistimi i parë i Ibraimit (Video)

Agim Ibraimi përsëri ka luajtur për skuadrën e tij të re në Seria A të Italisë, Cagliarin. Agimi tani në fushë kaloi 28 minuta në barazimin kundër Interit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1. 

Ibraimi ka hyrë në lojë në minutën e 61-të, në vend të Cabrerës dhe shqiptari kishte merita për këtë pikë të fituar në teren të vet përball Interit, pasi ka asistuar në golin e barazimit në minutën e 83-të kur shënoi Nainggolan. 

Për Interin realizoi Ikardi në të 70-ën. Ky ishte barazimi i katërt i Cagliarit në gjashtë xhirot e para të Serie A dhe i dyti prej aktivizimit të Ibraimit. Në renditjen tabelore Cagliari është i 11-ti me 7 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button