Ledina Çelo joshet nga sporti i burrit

Këngëtarja 36-vjeçare Ledina Çelo, e cila vitin e kaluar u rikthye në skenën shqiptare si e ftuar në “X Factor” në Tiranë, tashmë ka nisur stërvitjen në një sport të ri, atë të kikboksit.

Duket se martesa me kick-bokserin kosovar, Naim Kabashi dhe bashkëjetesa me këtë sportist me emër e ka joshur këngëtaren për t’u marrë dhe ajo me këtë sport dhe për të përvetësuar teknikat e tij. Ledina ka realizuar vetë një foto gjatë stërvitjes, ku duket se e ka marrë me shumë pasion këtë sport, që pa dyshim do e ndihmojë të jetë edhe në formë.

Në foto duket dhe djali i saj Erlis, pas martesës me Kabashin, ndërkohë që trajneri i Ledinës nuk është bashkëshorti, por një djalë tjetër i panjohur. Ledina Çelo, pas një pauze në muzikë, vitin e kaluar bëri një rikthim edhe me një klip me Dren Abazin.

Aktualisht këngëtarja jeton në Gjermani, dhe është pikërisht ky vendi ku ajo po punon për të depërtuar në tregun muzikor atje. Qëkur u martua me kick-bokserin kosovar, këngëtarja u largua nga skena për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijës së saj të parë.

Me kthimin e saj në Tiranë, ajo bëri përshtypje me linjat elegante, të cilat pohoi se kishte arritur t’i mbante vetëm me vrap./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button