LSDM: Nepotizmi i Gruevskit është shembull në historinë e re të Evropës

Si përgjigje kundër konferencës së sotshme për shtyp të Ivo Ivanovskit nga VMRO-DPMNE, partia opozitare ka dërguar një seri pyetjes deri tek partia në pushtet.

“A nuk është nepotizëm dhe konflikt interesi në emërtimin e kushërinjve të parë dhe kumbarin e kryeministrit Gruevski, për kontrollor të jetës së përgjithshme shoqërore dhe ekonomike në Maqedoni, shembull që nuk është parë në historinë e re politike të Evropës?

A ka fituar kushëriri i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkov, me 1 miliard euro fantastike?

Si mundet që Gordana Jankulloska, Vllatko Gjorçev dhe funksionarë të lartë të VMRO-DPMNEës, të pasurohen me rroga të punëtorit? A janë Gruevski, Mijallkov dhe Stavreski truri i operacionit në të cilin, 7 vitet e fundit, kanë ndarë më shumë se 3.5 miliardë euro, të holla të qytetarëve në drejtim të panjohur dhe në xhepat private?”, pyesin nga LSDM-ja.vmro

Lajme të ngjashme

Back to top button