Rihanna vërshëllehet për vonesën

Rihanna dha të enjten koncertin e radhës së turit të saj botëror, në Adelaide të Australisë, por fansat e pritën me vërshëllima këngëtaren 25-vjeçare.

Arsyeja ishte se ajo u ngjit në skenë 1 orë e gjysmë më vonë nga orari i përcaktuar. Gjithashtu, ‘Herald Sun’ bën të ditur se ora e parë e koncertit u mbush me këngë shumë pak të njohura të Rihanës dhe publiku u zhgënjye edhe më shumë.

Rihanna iu drejtua publikut duke justifikuar kështu vonesën e saj: “Gjithmonë vonohem kur vij në Australi.”

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna nis me vonesë koncertet e saj. Në fillim të këtij viti ishte publiku i Bostonit ai që e vërshëlleu pasi ajo u paraqit plot 3 orë me vonesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button