Chicarito, sulmuesi i “harruar” që kaloi CR7 dhe Messin

Vrapoi në të djathtë, pastaj në të majtë për t’i shpëtuar “kthetrave” të Enriques, dhe me një lëvizje të vetme fitoi distancë për të goditur me të djathtën dhe mposhtur portierin e Liverpool Mignolet pas asistit të Wayne Rooney nga këndi. Goli instinktiv ishte pak a shumë si i pari që shënoi me Stoke City-n 3 vite më parë.

E quajnë “Chicharito” (Bizelja e Vogël) për shkak të ngjyrës së syve të të atit. Javier Hernandez është vrasës përpara porte, dhe këtë e tregon sa herë i jepet shansi. E bëri me “The Reds” në ndeshjen e Capital One Cup në të vetmin rast që pa portën, por David Moyes i beson pak.

Po t’u hedhësh një sy statistikave, ai është sulmuesi më i mirë i “Djajve të Kuq”, duke lënë pas Van Persie-n, Rooney dhe Welbeck.

Për të mos folur në nivel ndërkombëtar. Ylli i përfaqësueses meksikane lë pas Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sezonin e shkuar shënoi 18 gola në 22 ndeshje që startoi titullar; Rooney shënoi 16 gola në 31 ndeshje, ndërsa Welbeck 2 në 23.

Ai ka të gjithë të drejtën për t’u ndier i injoruar, sepse ka mesataren më të mirë të golave për minuta në ekip, goditjeve në portë dhe saktësinë. Me Meksikën ka shënuar 35 gola në 55 ndeshje, ndërsa Ronaldo me Portugalinë (43 në 106), dhe Mesi me Argjentinën (39 në 78).

Tifozët e “Djajve të Kuq” e dashurojnë entuziazmin e tij, prandaj duan ta shohin disi më shpesh të shkelë barin e “Old Trafford”.

Lajme të ngjashme

Back to top button