Çeku përgënjeshtron Nikoliqin

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka përgënjeshtruar deklaratat e presidentit Serb, Tomislav Nikoliç i cili dje në një intervistë për televizionin serb “RTS” ka thënë se Sekretari Gjeneral i NATO, Anders Fogh Rasmussen, ka siguruar atë se Kosova nuk do të ketë asnjëherë ushtri.

Ministri Çeku tha se nuk u beson këtyre pretendimeve të Nikoliqit.

“Jam në pritje të tekstit integral se çfarë ka thënë Sekretari i Përgjithshëm NATO-s dhe besoj se shumë shpejt do të marrë atë”, tha Çeku.

Sipas tij mediat dhe presidenti serb janë dukë manipuluar me këto deklarata.

“Sekretari i NATO-s është i njoftuar shumë mirë në detale se në Kosovë është duke ndodhur edhe rishikimi i FKS-së dhe nga ky studim del shumë qartë që FSK-ja duhet të merr rol që e ka çdo forcë ushtarake të çdo vendi Sovran”, tha Çeku.

Lajme të ngjashme

Back to top button