Kryqi i Kuq hap dyqan rrobash për kategoritë e rrezikuara sociale

Kryqi i Kuq i Maqedonisë hapi dyqanin për shitje të rrobave ‘të dorës së dytë’, për çmim të përgjysmuar. Me këtë rast janë promovuar katër kontejnerë për dhurim të rrobave, të shpërndarë në Shkup, Manastir, Ohër dhe Strugë.

Projekti për dhurim të rrobave realizohet me mbështetje të “Alfa Bank”. Ky projekt kishte filluar para dy vitesh, kur ishin vendosur shtatë kontejnerë për dhurim të rrobave. Para një viti ishte hapur qendër rrobash, ku familjet e rrezikuara sociale mund të fitonin rroba me anë të kuponave. Kështu që hapja e këtij dyqani është faza e tretë e projektit.

Sipas Kryqit të Kuq në këtë mënyrë po bëhet hapi i parë drejt qëndrueshmërisë dhe forcimit të këtij projekti, i cili i dedikohet përkrahjes dhe ndihmës për kategoritë e rrezikuara sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button