Rama shndërron fushën e Kryeministrisë në vend ku mund të shihet finalja e LK-së

do të mund të shikohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë të ditur se më 6 qershor kush dëshiron mund të qëndrojë aty për ta përcjellë finalen e madhe.

“Për të gjithë tifozët e futbollit të bukur, fusha e blertë e Kryeministrisë do të kthehet në një zgjatim të fushës ku do të luhet Finalja e Madhe”.

“Kush dëshiron ta shohë ndeshjen brenda në fushë është i mirëpritur”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook duke ia bashkëngjitur edhe një fotografi.

Juventusi dhe Barcelona të shtunën e ardhshme do të ndeshen në Berlin për trofeun e më të mirit të Evropës. /Telegrafi/

Për të gjithë tifozët e futbollit të bukur fusha e blertë e Kryeministrisë do të kthehet në një zgjatim të fushës ku do…

Posted by Edi Rama on Sunday, May 31, 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button