Vritet kandidati i AAK-së

Në heshtje parazgjedhore, vritet kandidati i AKK-së  Bekim Birinxhiku.
Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëar, invalidë i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta.
Dëshmitarët kanë thënë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij.
 Në Stacionin e Policisë në Skënderaj nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit./zeriinfo

Lajme të ngjashme

Back to top button