Malinë, shkupjani sulmohet me sëpatë

Një banor i fshatit Malinë të Shkupit dje rreth orës 13.00 e ka sulmuar me sëpatë banorin nga Shkupi Metush O.

I plagosur rëndë menjëherë është transferuar në Klinikën Shtetërore në Shkup.

Gjithçka ka ndodhur kur personi me inicialet A.S. nga fshati Malinë e ka sulmuar personin Metush O. i cili është me origjinë nga fshati Brezë. Gjatë sulmit, Metush O. ka marrë goditje të rënda në kohë, duar dhe këmbë. 

Sulmuesi, sipas raportit të Policisë, tashmë është arrestuar. Mësohet se A.S. dhe Metush O. njihen prej kohësh ndërsa nuk dihet motivi i këtij sulmi të rëndë./ Shenja.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button