Ndërrohet gypi i ujësjellësit mbi lumin Vardar

Me iniciativë të ndërmarrjes publike “Komunalec”, mbi urën e lumit Vardar, në rrugën Beliçica në afërsi të thertores në Gostivar, bëhet ndërrimi i gypit të dëmtuar me gyp të ri me gjatësi mbi 80 metra dhe njëkohësisht zmadhohet edhe profili i të njëjtit. 

“Bëhet ndërrimi i gypit të çeliktë F-100 me gyp të polietilenit F-150 zmadhohet volumi i gypit që furnizon me uji lagjen e Banjishnicës dhe lagjen Tullana. Intervenimi vjen nga shkaku se gypi ekzistues ishte në gjendje tejet të amortizuar dhe si pasojë kishte rrjedhje të ujit, kështu që ishim të detyruar që urgjentisht të ndërmarrim masa konkrete. Me ndërrimin e gypit gjithashtu u bë intervenim edhe në pusetat, në të dyja anët e urës së lumit Vardar, ku u bë edhe  ndërrimi i shiberëve. Është risi që për herë të parë Ndërmarrja Publike Komunale gypat i saldon me teknologji, respektivisht me elektrofuzion të prodhuar në Zvicër, dhe në të ardhmen  Ndërmarrja Publike Komunale gypat e polietilenit do ti salldon me këtë teknologji”, theksoi drejtori Xhaferi. 

Ky investim në sistemin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit, realizohet me buxhetin vetanak të Ndërmarrjes Publike Komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button