Eliza Dushku prezanton filmin dokumentar “Dear Albania” në Muzeun Kombëtar

Aktorja e famshme e Hollivudit Eliza Dushku, është takuar dje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pak minuta para prezantimit të filmit “Dear Albania” ( E dashur Shqipëri) në Akademinë e filmit “Marubi” në Tiranë.

Ylli hollivudian me origjinë shqiptare ka projektuar një turne në kryeqendrat shqiptare dhe pas Tiranës pritet ta vizitojë edhe Prishtinën. Aktorja 34-vjeçare e ka falënderuar dje kreun e qeverisë shqiptare për pritjen që i ka bërë në Kryeministri. Ajo ka postuar pas këtij takimi një fotografi në Instagram, ku ka dalë së bashku me kryeministrin Rama.

“Dear Albania” është një dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar. Rrugëtimi i aktores shqiptaro- amerikane, Eliza Dushku, nëpër Shqipëri është gjatë xhirimeve të këtij filmi, dy vjet më parë, erdhi si një  përjekje, jo vetëm për të zbuluar rrënjët e origjinës së saj, por edhe si një formë promocioni për Shqipërinë dhe bukuritë e saj në botë. Dokumentari është realizuar nga Eliza Dushku dhe aktori nga Maqedonia Blerim Destani.

Ky dokumentar është konceptuar në formën e një rrugëtimi në 15 qytete e vende të Shqipërisë, ky dalin në pah traditat, kultura, vlerat e popullit shqiptar. Dokumentarin “Dear Albania” (“E dashur Shqipëri”) Eliza Dushku e quan si një letër dashurie ndaj vendit të origjinës. Ajo ka futur në fokusin e këtij dokumentari pamje dhe episode të jetës njerëzore nga Apolonia, Berati, Saranda, Vlora, Korça (kua kanë jetuar paraardhësit e babait të saj), Tropoja.

Dushku me stafin e filmit kanë bërë xhirime edhe te shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë. Filmi dokumentar është konceptuar si një pasqyrë e promovimit të pasurive dhe vlerave të Shqipërisë, ku janë përfshirë personalitete të njohura, imazhe mahnitëse dhe shenja kulturore. Janë në fokus të këtij dokumentari edhe tradita si ushqimi, muzika, moda, sporti dhe jeta e natës. Pas shfaqjeve të filmit në Tiranë Eliza Dushku do të udhëtojë drejt Prishtinës, sepse më 28 maj do të jepet një mbrëmje gala e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button