Paigey Cakey në “Pasdite”

Ajo është një repere e famshme, kërcen, aktron… Me pak fjalë është një artiste e kompletuar.

Paigey Cakey, e cila njihet edhe më emrin Paigey Meade është vetëm 20 vjeç, por ka pushtuar faqe interneti në mbarë botën.

Jo shume njerëz e dinë se ajo ishte një këngëtare para se të bënte rep.

Pasi u fut në botën e kësaj rryme muzikore, bashkëpunimet dhe karriera nisën të pasuroheshin dita-ditës.

Tashme, ajo është një ndër 5 reperet me të mira britanike, në kategorine e të rinjve.

Ndër hitet e saj më të njohura janë “Same way”, “Go hard” si dhe bashkëpunimet me “Lady Leshurr”, të cilat kanë rezultuar shumë të sukseshme në tregun muzikor britanik dhe në mbarë botën.

Përgjatë viteve të fundit Pagie Cakey është shfaqur si aktore. Në vitin 2011 ishte pjesë e filmit “Attack the block” dhe një vit më vonë në flimin “Waterloo Road”. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button