Bejta: Gjeta një komunë të izoluar, tani punojmë më shumë se kemi premtuar

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me kryetarin e Këshillit komunal, Nasir Musliu dhe bashkëpunëtoret e tij, mbajti konferencë për shtyp për të raportuar për punën e bërë gjatë vitit 2013, respektivisht për periudhën prill – dhjetor 2013. 

Në fjalimin e tij, kryetari Bejta foli për punët, projektet dhe investimet që janë realizuar gjatë qeverisjes me komunën e Gostivarit. Kryetari Bejta foli edhe për qeverisjen e kryetarit të shkuar, për të cilin tha se ai ishte e keqja e Gostivarit dhe se për shkak tij Gostivari u izolua dhe shkoi mbas. 

“Kryetari i cili i humbi zgjedhjet më 7 prill, gjatë gjithë kohës, gjatë katër viteve të shkuara është marrë vetëm me mua dhe fajtor kryesor për mos menaxhimin e mirë me komunën gjatë qeverisjes së tij më shpalli mua, qeverisjen qendrore dhe partinë politike shqiptare e cila merrte pjesë direkt në qeverisjen qendrore”, tha Bejta. 

Mirëpo, potencoi Bejta, fajtori kryesor dhe e keqja e Gostivarit ishte vetë ai, sepse ai e izoloi Gostivarin dhe qytetarët. Ai nuk bashkëpunonte me Qeverinë, ministritë dhe me asnjë institucion qendror.

Me ardhjen tonë, komuna e Gostivarit doli nga izolimi, me qeverisjen tonë komuna e Gostivarit po ec para dhe dita ditës zhvillohet edhe më shumë, tha kryetari Bejta 

Ai tha se po e përfundojmë vitin 2013 ashtu siç e filluam mandatin, duke punuar dhe duke realizuar punë dhe projekte të rëndësishme për qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet e komunës së Gostivarit, por, e rëndësishme është se gjithçka që e kemi realizuar, e kemi bërë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit. 
 
“Realizimi i programit zgjedhor ishte dhe është prioritet kryesor i yni, por jo vetëm aq, ne jemi duke punuar dhe duke bërë punë akoma më shumë  sesa kemi paraparë në programin tonë. Kemi realizuar shumë projekte, pothuaj se në çdo sferë, në infrastrukturë, arsim, kulturë, sport dhe në fusha tjera. Vetëm nga buxheti i komunës së Gostivarit, për asfaltimin dhe rikonstruimin e rrugëve, shtruarjen e rrugicave dhe trotuareve  me pllaka begatoni, rikosntruimin dhe rregullimin e terreneve sportive, kemi investuar 54 milion e 490.696 denarë, ose mbi 886 mijë euro”, ka deklaruar Bejta.

Bejta tha se komuna ka harxhuar  mbi 2 milion  denarë, ose gjithashtu mbi 37 mijë euro. Për një Gostivar më të pastër dhe pa mbeturina. Për bartjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e pastërtisë publike dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, janë investuar 9 milion e 147.614 denarë, ose mbi 150 mijë euro. 

Lajme të ngjashme

Back to top button