Ivanov do të mbajë fjalim para deputetëve

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov sot në suaza të seancës së 79-të do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Pas përfundimit të seancës së 79-të deputetët do të vazhdojnë me punë nga seanca e 80, në rendin e ditës të së cilës  është Informata për politikat e gabuara të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe qytetit të Shkupit të cilat sollën deri te ndotja e jashtëzakonshme e qytetit të Shkupit, të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Në seancë do të shqyrtohen edhe propozim ligji për ratifikimin e Memorandumit për kuptim për bashkëpunim në shëndetësi mes Qeverisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të shtetit të Katarit, si dhe propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe  Qeverisë të Republikës së Rumanisë në bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediave, rinisë dhe sportit.

Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje sociale, të Ligjit për marrëdhëniet e punës, të ligjit për tatimin personal të të ardhurave, të ligjit doganor, të gjitha në leximin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button