Erozioni i tokës shqetëson banorët e Ksovrastit

Në mungesë të  një programi institucional, për mbrojtjen e fshatit Kosovrast të Dibrës nga erozioni, banorët e këtij fshati, kanë ndërmarrë një aksion për mbjelljen e një mijë fidanëve për të parandaluar rrëshqitjen e dheut.

Pjesa kodrinore mbi fshat, një luginë e rrëpirët , është  pjesa erozive dhe më e rrezikshme për fshatin Kosovrast. Ortekët e dheut gjatë dimrit dhe në  kohëra me shi, shpesh kanë  bllokuar rrugën për në banjat e Kosovrastit.

Banorë te fshatit Kosovrast kanë  ndërmarrë  vetë iniciativë  për të mbjellë fidanë si masë mbrojtëse ndaj erozionit të  tokës.

“Bashkësia vendore dhe banorët mbollën fidanë bagremi. Duke u nisur me aksione të këtilla duhet potencuar se kanë mbetur traditë e banorëve të fshatit tonë. Në aksion ishin të përfshirë të rinjtë sepse tereni ku ata mbollën bagremë ishte i rrezikshëm. Në këtë mënyrë ne e mbrojmë fshatin nga erozioni”,  deklaroi Axhija Kurtovski, kryetar i bashkësisë vendore.

Sipas tij aksionet e këtilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse kjo është mundësia e vetme për të mbrojtur  tokën nga erozioni , theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button