Dita e tretë e protestuesve para Qeverisë, ja programi për sot (FOTO)
Protestuesit që po Qëndrojnë para Qeverisë së Maqedonisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeminsitrit Gruevski, sot hynë në ditën e tretë.
“Erdhëm dhe do të qëndrojmë këtu deri në ditën kur Gruevski do të japë dorëheqje”, shprehen protestuesit.
Për sot është parashikuar të mbahen turnire të ndryshme rekreative, bazar humanitar, Muzikë, Fjalim të Radmilla Shekerinskas, Tomisllav Kezharovski, etj, në orën 17 do të ketë një mini koncert ku do të marrin pjesë edhe bendi Këpurdhat nga Tetova.
Më vonë protestuesit do të shikojnë edhe një film që ka të bëjë me Luftën e parë Botërore dhe fillimet e fashizmi./Portalb