Departamenti amerikan i shtetit për Maqedoninë: Opozita të kthehet në Parlament

Jemi të inkurajuar nga hapat e Qeverisë që t’i ndërrojë ministrat dhe funksionarët kyç dhe i bëjmë thirrje partisë opozitare që të kthehet në Kuvend, deklaroi Xhef Ratke, zëdhënës i Stejt departamentit amerikan, në pyetjen për situatën në Maqedoni. Ratke përkujtoi se SHBA-ja dhe shtetet evropiane kanë dërguar thirrje deri te të dyja palët politike në Maqedoni.

“Prej afër po i ndjekim ndodhitë në Maqedoni dhe së bashku me partnerët tanë evropian jemi në konsultime të ngushta me Qeverinë e Maqedonisë dhe me liderët politik që ta transmetojmë shqetësimin tonë për krizën aktuale politike. Ju bëjmë thirrje të dyja palëve që ta respektojnë të drejtën e tubimit dhe protestimit të qetë, me ç’rast do të përmbahen nga dhuna. Ju bëjmë thirrje autoriteteve që të bëjnë hap drejt përgjigjes së akuzave për parregullsi të cilat rrjedhin nga materialet e publikuara kohëve të fundit. Gjithashtu, i bëjmë thirrje partisë opozitare të kthehet në Kuvend, ku merret pjesë në përforcimin e mbikëqyrjes kuvendore ndaj institucioneve qeveritare, duke përfshirë edhe në komisionin anketues për materialet e publikuara. Jemi të inkurajuar nga hapi i javës së kaluar të Qeverisë që të ndërrojë ministra dhe funksionarë kyç, por besojmë se liderët e Maqedonisë duhet të punojnë së bashku dhe të fillojnë dialog për çështjet të cilat e kundërshtuan vendin, mes tjerash edhe për reformat e nevojshme dhe për krizën aktuale politike”, deklaroi Ratke, në pyetjen, çka bën SHBA-ja, që Maqedonia të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button