Lunaçek paralajmëron Serbinë: Kosova, pastaj kapitujt!

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në një bisedë me gazetarët në Vjenë, ka shpjeguar se nuk mund të thotë se kur do të ketë hapje të kapitujve me Serbinë.

Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së, veçanërisht Gjermania, janë duke kërkuar për të arritur përparim të qartë në dialog, para hapjes së kapitullit 35 (dialogu Beograd – Prishtinë dhe marrëveshjet e Brukselit), 23 (Gjyqësia dhe të drejtat e njeriut) dhe 24 (e Drejtësisë, lirisë dhe sigurisë).

Ajo vuri në dukje se, si Raportuese e PE-së për Kosovën duhet të tregojë se është e nevojshme për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.

Në këtë drejtim, ka përmendur zgjidhjen e çështjeve në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe Liqenin e Gazivodës.

“Është e nevojshme që në këtë fushë sa më shpejt të arrijnë marrëveshje”, ka porositur Lunaçek.

Përfaqësuesi i të Gjelbërve të Gjermanisë në PE, Reinhard Bütikofer, së bashku me Lunaçek kanë kritikuar edhe qëndrimin e presidentit të Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë mandatit të tij, duke vënë në dukje se kjo deklaratë ishte demotivim për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button