Gjilani ndihmon familjet e zhvendosura nga Kumanova

Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndihmuar pesë familje të zhvendosura nga Kumanova me gjithsej 25 anëtarë.

Këto familje janë të vendosura kryesisht në fshatra, derisa komuna e Gjilanit i ka ndihmuar me pako ushqimore, veshmbathje dhe gjëra tjera të nevojshme.

Pas konfliktit në Kumanovë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’u ndihmoj familjeve që kërkojnë ndihmën eventuale në të gjitha aspektet.

Komuna e Gjilanit do të vazhdoj përkujdesjen për të gjithë të zhvendosurit eventual nga Karadaku i Kumanovës./zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button