Është grabitur një kazino në Shkup

Dy persona të panjohur dhe të maskuar prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë, ndërsa tjetri me thikë, mbrëmë rreth orës 1:00 e kanë grabitur kazinon “Sllot” në rr. “11 Tetori” në Shkup.

MPB­ja kumtoi se dy grabitësit kanë hyrë në kazino dhe duke iu kërcënuar të punësuarve kanë marrë rreth 140.000 denarë pas çka e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button