Avokatja: Grupi i të arrestuarve në Kumanovë të trajtohet në spitale

Avokatja Ajtene Ademi-Iseini që po mbron grupin e të arrestuarve të Kumanovës ka kërkuar që të burgosurve t’u lejohet trajtimi mjekësor në spitale.

Ajo në një intervistë për Tribuna Channel deklaroi se për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që janë klientët e saj Beg Bajra dhe Valdet Zekaj, por edhe të burgosurit e tjerë do të kërkojë transferimin e tyre për në spital të hënën.

“Është përdorur dhunë e tepërt gjatë arrestit të tyre nga Kumanova deri në gjykatën e Shkupit. Kanë të thyer dhëmbë dhe hematoma, ndërsa në njërin ka pasur ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë. Këtu janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, asnjë konventë nuk e lejon atë keqtrajtim. Apelojmë te organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë me ekipe mjekësore për shkak se gjendja e tyre nuk është e mirë”, ka thënë ajo.

Kurse sa i për ketë vizitave të familjarëve, avokatja Ajtene Ademi-Iseini ka thënë se është në përgatitje të dokumentacionit në mënyrë që familjarët tu mundësohet vizitat me 19 dhe 20 maj kur janë paralajmëruar nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button