Vetëm barazim në Old Trafford

Skuadra nga Old Traffordi, Manchester United, nuk arriti të marrë më shumë se një barazim kundër Arsenalit.

Djajtë e Kuq u ndanë 1:1 me londinezët në Teatrin e Ëndrrave në një sfidë që nuk prodhoi shumë raste shënimi.

Ander Herrera (30’) realizoi për vendasit, por një autogol i Tyler Blackett (82’) barazoi shifrat për Arsenalin.

Në autogolin e Blackett, fajtor ishte edhe i sapoinkuadruari në lojë, Victor Valdes, i cili zëvendësoi të lënduarin, David De Gea.

Arsenali tani ka 71 pikë në pozitën e tretë në renditje, dy më shumë se United një pozitë më poshtë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button