Qytetarët në vend të ideve kishin ankesa për Qeverinë

Rreth 200 qytetarë sot shfrytëzuan mundësinë për prezantim të ideve për projekt apo ndryshim të ndonjë ligji para ministrave dhe kryeministrit. Kjo ditë e hapur e Qeverisë që mbahet tradicionalisht çdo vit, kishte për qëllim që t’i afroj qytetarët deri tek krijuesit e politikave në vend me qëllim që të përmirësohet puna e Qeverisë por edhe të dëgjohen kritikat dhe propozimet e qytetarëve.

“Vet poenta e organizimit të një manifestimi të këtillë është krijim I interaksionit mes qytetarëve dhe institucioneve me qëllim që të nxirren idetë më të mira për projekte që mund të realizohen në projekte konkrete”,  theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjievski.

Tradicionalisht, ka qytetarë të kënaqur dhe të pakënaqur. Disa prej tyre që vinë për herë të parë të paraqesin ide janë entuziast dhe optimist se ideja e tyre do të realizohet por një pjesë tjetër që  janë të rregullt në konsultime, nuk kanë shpresë se do merren parasysh. Disa biseduan me një ministër, e disa me të gjithë. Biseduam me disa prej tyre për të kuptuar se cilat janë idetë që i propozuan.

“Po ballafaqohemi me natalitetet të ulët. Me shumë beqarë dhe beqaresha të pamartuara. Që nuk mendojnë të martohen. E kush do ta mbrojë këtë shtet nëse nuk martohen. Kam propozuar që të paguhet tatim prej 40% për djem dhe vajza të pamartuara. 4-% nga rroga që paguhet në vend të njejt pune”.

“Hall më të madh kam me Ivo Ivanovskin, Shoqëri Informatike dhe Administratë. Përse hesht administrata. Përse nuk ka përgjigje në ankesat tona. Loja e dini çka është? Që inspektori të hesht deri sa të drejtojë tek Ispektorati Gjyqësor. Këtë administratë nuk e kuptoj.Un jam viktimë e administrates”.

“Un jam anëtar i Shoqatës së Pensionistëve dhe Intelektualëve. Kemi mbledhje çdo të marte dhe atje kuptova për këtë ditë idesh. Herën e kaluar nuk isha. Kryetarja ishte, duhet të takohemi këtu të vijë. Tani me anë të gazetës kuptova për datën dhe telefonin dhe u lajmërova, caktova për sot në orën 12 dhe erdha”.

“U lajmërova para dy ditësh për ide të spektit të  prodhimtarisë por më caktuan për javën e ardhshme. Por do të doja të propozoj edhe diçka. Nëse kemi kuadro për priodhimtari nga jashtë, përse të mos I angazhojmë edhe tonët që i kemi këtu. Nëse ka nevojë edhe të kalojnë testim. Nëse janë të vyeshëm t’i angazhojnë, nëse jo ajo është tjetër. Un jam inxhinier që me vite jam tek enti për punësim, nëse kam ndonjë kualifikim të angazhohem, nëse jo.”.

Qytetarët për të fituar shansin që t’iu drejtohen pjesëtarëve të Qeverisë duheshte që paraprakisht të lajmërohen dhe të fitojnë leje. Pas daljes nga konsultimet qytetarët linin idetë në një kuti e cila më pas do të shqyrtohet nga qeveritarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button