Peticion online kundër projektit te rrjedhës së Radikës

Republika e Maqedonisë ka miratuar një projekt i cili paraqet fundin e florës dhe faunës për rrethin e Dibrës. Ky  projekt parashikon që të ndryshon rrjedhën e lumit Radikë , të mos kalon nëpër Dibër dhe të derdhet në detin Adriatik , por nëpërmjet tubacioneve i gjithë uji t’i bashkëngjitet Vardarit dhe të derdhet në detin Egje.

Si kundërpërgjigje, qytetarët e Dibrës kanë nisur një peticion dhe deri më tani janë mbi 4000 nënshkrime vetëm nga dibranët. Nëse secili dibran kudo qoftë apo edhe shqiptarë të tjerë anekënd vendeve të parandalojmë vdekjen e një pjese të madhe të natyrës në rrethin e Dibrës, , të nënshkruani në peticionin online, thuhen në prononcimin e Shoqatave joqeveritare që funksionojnë në Dibër me moton “Stop devijimit të rrjedhës të lumit Radika”.

Deri më tani nga ajo që shohim online, kanë arritur të grumbullohen rreth 470 nënshkrime , ndërsa për të reaguar ndërkombëtarët nevojiten 9539 nënshkrime, theksojnë OJQ-të e vendit.
Përfaqësues të OJQ-ve  së bashku me pushtetin  vendor të Dibrës ,bëjnë të pamundurën që  ky projekt të tërhiqet  nga ana e Qeverisë së  Maqedonisë , kryesisht  Ministrit  Valon Saraçini, Ministri për ekologji, Abdylaqim Ademi, si dhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button