Një prind ka sulmuar me thikë shërbëtorin e shkollës

Në fshatin Padalisht të Gostivarit një prind i një nxënësi ka sulmuar me thikë shërbëtorin e shkollës dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, lajmëron policia lokale.

Incidenti ka ndodhur në shkollën “Gjon Buzuku”. Shërbëtori M.F (29) pas një zënke me R.S (31), prind i një nxënësi është lënduar nga 31 vjeçari pas çka është dërguar në Qendrën Urgjentë në Shkup dhe është në rrezik për jetën.

Policia bën përpjekje për të zbardhur rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button